Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Skandali i pagave, Rama: Ju kërkoj ndjesë! Të hetohet plotësisht, qëllim të nxisë destabilitet! (Video)

12:42 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1640259376 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi këtë ngjarje.

Teksa e cilësoi një përpjekje për destabilizim, kreu i qeverisë deklaroi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje, duke pasur parasysh, sipas tij, deklaratat e bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve.

“Sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit të të dhënave mbi pagat e qytetarëve shqiptarë. Në radhë të parë dua t’iu kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private. Ndërkohë dua ta nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe ju bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre. Nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.

Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera”, tha kryeministri Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.