Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dosjen e skandalit të uniformave të policisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka zbardhur vendimin në të cilin evidenton detaje shtesë, ku më e rënda është fakti se 9 të prangosurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke i ndryshuar 20 pika kontratës.
Duke qenë se autoriteti kontraktor kishte rënë dakord se do të depozitoheshin gati 700 mijë njësi apo artikuj, në fund të gjithë të dyshuarit, me të njëjtën ofertë dhe tender kanë vlerësuar dhe kanë dhënë 239 mijë artikuj më pak. Por drejtoresha e agjensisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari ka këmbëngulur se është e pafajshme dhe ka zbatuar ligjin.
Bazuar në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Naqellari ka deklaruar se Policia e Shtetit prej disa vitesh “mbahej” me donacionet e shteteve të ndryshme, ndaj dhe “kokat” kishin vendosur që të hapur garën. Sa i përket numri të artikujve, ajo tha se as vetë nuk e dinin sa uniforma i nevojiteshin për shkak të largimeve.
Edlira Naqellari: Nga gjithë dokumentacioni që më është vënë në dispozicion ditën e kontrollit të banesës dhe arrestit tim nuk arrita të kuptoja që cilin nen të ligjit për prokurorimin publik kisha shkelur. Edhe sot nuk jam e qartë pse unë dhe ish punonjësit e mi pasi unë nuk jam më drejtore e përgjithshme e Agjensisë së Blerjeve të Përqendruara ndodhen këtu. Ju siguroj dhe ju garantoj që si nga ana ime, por edhe nga ana e punonjësve të mi, profesionalizmi dhe integriteti në zhvillimin e procedurës së prokurorimit që është bërë objekt hetimi dhe gjykimi është respektuar nga ligji, është treguar profesionalizëm, integritet dhe është arritur të realizohet me sukses një prioritet shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që ishte pajisja e punonjësve të policisë së shtetit me uniforma. Në aktet që më janë vënë në dispozicion ditën e arrestit, mbaj mend që bëhej fjalë për një kohëzgjatje të procedurës. Procedura ka zgjatur, është publikuar në datë 26.07.2019 dhe ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshje kuadër në korrik të 2020 për shkak të kompleksiteti që vetë ky objekt prokurorimi paraqet. Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurorim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. I gjithë qëllimi jonë ka qenë që në respektim të ligjit të arrihej të realizohej me sukses një procedurë prokurorimi, të nënshkruhej një marrëveshje kuadër dhe ti jepet mundësia Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si institucioni kërkues për të plotësuar nevojat e veta. E gjithë kjo procedurë ka filluar me kërkesa për prokurorimin të dërguar nga autoriteti kontraktor Drejtiria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pranë Agjensisë së blerjeve të përqendruara në cilësinë e organit qendror blerës, e cila është ngarkuar me VKM me ndryshimet përkatës. Është, ka qenë në kompetencën e Agjensisë për të zhvilluar këtë prokurim për uniformën e policisë së shtetit. Kërkesat e DPPSH kanë qenë edhe për uniforma, edhe për këpucë, edhe për mënyrë shpërndarje të tyre tek punonjësit e policisë nëpërmjet një sistemi elektronik shpërndarës. Duke qenë se ishim përpara situatës kur kishim kërkesat nga Autoriteti Kontraktor, mua më vinin kërkesat dhe më tej ja drejtoja strukturave përkatëse, edhe për uniformë këpucë dhe uniforma e policisë së shtetit konsiderohet një dhe e vetme nga koka tek këmbët, nga kapelja tek këpucët. Ky prokurorim është bërë me një procedurë të vetme. Ne nuk na detyron ligji që ta ndajmë këtë procedurë prokurorimi. Nga ana tjetër, procedura e prokurimit nga Korriku 2019 në Korrik 2020, nga publikimi deri nën nënshkrimin e marrëveshjes kuadër, ajo që ka qenë detyra jonë si organ qendror blerjesh ka zgjatur se janë paraqitur ankesa nga operatorët dhe rezulton se pas publikimit të procedurës në datë 26.07.2019 brenda afatit kohor 7 ditor në dispozicion të operatorëve ekonomik të interesuar për të paraqitur ankesa janë depozituar 4 ankesa që lidheshin me specifikime teknike, sistemin e shpërndarjes me dokumentat e tenderit. Në zbatim të ligjit, me urdhër kam pezulluar procedurën e prokurimit, bazuar në nenin 63 të ligjit për ligjin e prokurimit publik dhe kam caktuar një komision për shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me këto ankesa. Komisioni i shqyrtimit të ankesave ka konstatuar se ka një vendim të VKM i vitit 2016, i cili autorizon pikërisht drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të miratuar të thënat teknika dhe mënyrat e zbatimit të uniformës. Në këto kushte, Komisioni i shqyrtimit të ankesave nuk mund të shqyrtonte dhe të merrte një vendim për ndryshimin ose jo, për pranimin pjesërisht apo plotësisht të ankesave të paraqitura nga operatorët ekonomik, pasi dilte jashtë kompetencës. Për këtë arsye, bazuar në një mero, informacion që më është vënë në dispozicion nga ky komision, i kemi dërguar me shkresë kërkese për rishikim drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të gjitha pretendime dhe argumentat e 4 operatorëve ekonomik në lidhje me dokumentat e tenderave, në mënyrë që ai si autoritet kompetent të vendoste nëse duhet të ndryshoheshin apo jo, nëse duhet të rishikoheshin. Dhe kështu ka ndodhur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka rishikuar specifikimet teknike të artikujve të uniformës të sistemit elektronik të shpërndarjes dhe i ka dërguar pranë Agjensisë së Blerjeve të Përqendruara. Gjatë gjithë kësaj kohe, procedura e prokurimit ka qenë e pezulluar. Me marrjen e shkresave të përgjigjeve të specifikimeve teknike të ndryshuara dhe rishikuara atëherë është aktivizuar sërish komisioni i shqyrtimit të ankesave duke marrë vendime përkatëse dhe ua ka komunikuar këto operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ankesa. Është respektuar më tej afati 10 ditor i animimit për komisionin e prokurimit publik në lidhje me këto vendime, njëkohësisht nga njësia e prokurimit bazuar në shkresat, në vendimmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e këtyre specifikimeve teknike janë bërë dhe shtojcat përkatëse në dokumentat e tenderit që janë bërë publike në sistemin e prokurimit elektronik të Agjensisë së Prokurimit Publik, është respektuar njëkohësisht edhe afati kohor 10 ditor për ankesa të mundshme në komision të prokurimit publik. Ka rezultuar që është paraqitur vetëm një ankesë dhe ankesë të cilën komisioni i prokurimit publik nuk e ka marrë parasysh në lidhje me shtojcat e dokumentave të tenderit. E gjithë kjo që po edhe është për të sqaruar kohëzgjatjen e procedurës. Me anë të përzgjedhjes së procedurës së kufizuar ne kemi arritur që në datën 10 Janar 2020 që ishte data e hapjes së kërkesave për pjesëmarrje për fazën e parë para kualifikimit të kishim 6 operatorë ekonomik të kualifikuar dhe në përfundim kanë rezultuar tre operatorë ekonomikë të kualifikuar. Në lidhje me vlerësimin e ofertave ka rezultuar se është paraqitur për fazën e parë, a rezultuar se është paraqitur një ankesë nga një prej 6 operatorëve pjesëmarrës, ankesë e cila nuk u mor parasysh, e pezulloi procedurën që për shkak të afateve që neni 63 dhe neni 78 i rregullave të prokurimit publik parashikon dhe më tej ky operator ekonomik nuk është ankimuar as në komision dhe as në Gjykatë Administrative nuk është bërë ezaurimi administrativ i ankesës dhe as ai gjyqësor në Gjykatë Administrative për zgjedhje të vetë operatorit ekonomik të skualifikuar. Në fazë të dytë të 3 ofertuesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej të skualifikuarve paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit Në fazë të dytë të 3 ofruesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej tyre paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit të ofertave, ankesë e së cilës nga një komision shyqrtim ankese ngritur nga ana ime nuk u mor parasysh, por edhe ai vendim i komisionit të vlerësimit të ofertave të kualifikimit e një prej ofertuesve dhe skualifikimit të dy ofertuesve të tjerë është verifikuar nga një komision shqyrtim ankesë, ky operator ekonomik që u ankimua nuk ezauroi sërish të drejtën për ankimim administrativ në komisionin e prokurimit publik dhe më tej në Gjykatë Administrative. Në lidhje me ndryshimin e fondit limit, mesa mbaj mend që ishte te pjesa e vendimit, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ka qenë i publikuar me datë 26.7.2019 në vlerën rreth 2 miliard e 800 milion lekë të reja pa TVSH dhe i tillë ka ngelur i pandryshuar deri në fund të procedurës dhe nënshkrimin e marrëveshjes kuadër. Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjensisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me cfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse. Në lidhje me situatën time, dua të sqaroj që kam njohuri shumë të mira në fushën e prokurimit publik që në vitin 2005. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj problematike në ushtrimin e detyrave të mia. Kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe kështu ka qenë edhe rasti konkret. Situata që më është shkaktuar tani me kërkesën e prokurorit dhe me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time. Masa që është kërkuar dhe vendosur në rastin konkret është absurde, e paligjshme dhe nuk është e mbështetur në ligj, nuk ka asnjë argument, nuk ka asnjë fjalë apo fjali në ato akte që më janë vënë në dispozicion që unë të ngarkohem me një shkelje të caktuar ligjore. Secila strukturë që është përfshirë në procedurën e prokurimit ka kryer vetëm detyrën e saj në mënyrë të pavarur në zbatim të ligjit. Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4 vjecare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të.
Ndërsa një i dyshuar tjetër, Klevis Hasani i kujton SPAK se ka qenë i përkushtuar në detyrë dhe ka qenë themeluesi i komisariatit digjital, duke shtuar se ka tre muaj që nuk është më pjesë e Policisë. Ai gjithashtu ka kërkuar lehtësimin e masës duke shtuar se ka një kredi për të paguar, pasi sapo është bërë babai i një djali.
Klevis Hasani: Unë jam punonjësi i policisë së shtetit nga maji i vitit 2014 deri në prill të këtij viti dhe gjatë kësaj periudhe besoj dhe kam qenë një punonjës shumë i devotshëm përsa i përket punës. Jam specialist programimi, kam implementuar dhe kam bërë vetë me dorën time programe nga më të ndryshmet që i vijnë në ndihmë si qytetarëve dhe punonjësve të policisë në punën e tyre të brendshme. Këtu unë përmend komisariatin digjital që ju vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve, faqen e policisë, programin që mund të kontrollojmë sa gjoba kemi dhe me radhë. Prej 3 muaj nuk jam më pjesë e policisë. Kam shkuar në një kompani private dhe zoti prokuror është në dijeni të këtij fakti dhe më ka uruar suksese herën e fundit që jemi takuar. Gjithmonë isha shumë bashkëpunues sa i përket hetimit. Në familje sic u përmend sapo jam bërë me një djalë, kam dhe një kredi për të paguar dhe kërkoj lehtësimin e masës.
Flutura Çekrezi: Policia e Shtetit gjithë kohën ka shprehur gatishmërinë e saj për të vijuar me procedurën dhe në asnjë moment nuk ka ndryshuar fondin e përgjithshëm të marrëveshjes kuadër, dhe fondi limit është ky, ky është fondi i procedurës, pra fondi nuk ka ndryshuar, nëse kjo do të ndryshonte atëherë unë do t’i drejtohesha titullares dhe do t’i thoja situata është e tillë dhe duhet të vendosni anulimin e procedurës. Por kjo nuk ka ndodhur.
Të gjithë ata pretendojnë se nuk ka asnjë dëm ekonomik, por Gjykata e Posaçme këmbëngul që ka dëm të konsiderueshëm, por të gjithë kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Ndaj dhe pritet caktimi i një date për të shqyrtuar apelimet e 9 të dyshuarve. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak, pasi duhet të kujdeset për një të mitur.