Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SKANDALI/ Kandidati i Metës dhe Berishës për Belshin falsifikoi deftesën e shkollës së mesme

17:35 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kandidati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës për Bashkinë e Belshit Bedri Skënder Qypi rezulton të ketë konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare shtetërore. Në jetëshkrimin e dorëzuar prej tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Qypi është treguar i kujdesshëm duke “harruar” të shkruajë kur dhe ku e ka përfunduar shkollën e mesme teksa ka shënuar vetëm arsimin e lartë si ekonomist në financë dhe kontabilitet pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”.

Bedri Qypi rezulton të ketë dorëzuar në sekretarinë e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani” një deftesë pjekurie me numër amze 675 dhe numër të regjistrit të veçantë 393. Sipas kësaj deftese, rezulton se Bedri Qypi deklaron të ketë kryer studimet e mesme pa shkëputje nga puna në shkollën e mesme Agronomi, specialiteti agronomi e përgjithshme, në vitin shkollor 1986-1991.

Po cila është në fakt e vërteta? Nga dokumentet zyrtare që janë në Arkivat e Shtetit, mund të shihet qartë se çfarë shkruhet në fletën përkatëse të shtetasit Bedri Skënder Qypi, me numër amze 675. Bedri Qypi rezulton të ketë kryer vetëm dy vite studime në shkollë nate në degën e agronomisë. Sipas dokumentit zyrtar, Qypi vitin e parë shkollor e ka kryer në 1986-1987 ndërsa vitin e dytë shkollor e ka kryer në 1987-1988.

Bedri Qypi ka mashtruar teksa ka pretenduar se ka kryer katër vite shkollë të mesme kur në fakt e konfirmuar nga faqja e regjistrit të amzës në Arkivin e Shtetit rezultojnë vetëm dy vite. Deftesën e pjekurisë së falsifikuar ai e ka dorëzuar në universitet për tu regjistruar për financë dhe kontabilitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.