Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali me drejtorin socialist të Burgut në Lushnje: Piraton Digitalb dhe Tring

21:41 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2019 04 10 18h15m51s50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Top Story” udhëtoi për në Lushnje. Edhe në këtë zonë të Shqipërisë, vjedhja e sinjalit televiziv është në lulëzim. Në këtë qytet, “Top Story” zbuloi rastin më flagrant të piraterisë televizive. Një televizion kabllor pa licencë, në pronësi të një drejtori burgu.

Në çdo shtyllë apo mur janë të afishuara shërbimet pirate të këtij kabllori.

Ky rast kontrollohet nga “Top Story” në rrjetet sociale, ku është gjetur edhe profili i këtij kabllori në Facebook. Aty reklamohej e njëjta gjë. Nga mënyra e reklamimit duket që kabllor “JUDI” sapo është hapur.

Në listën e AMA-s nuk gjendet asnjë kabllor me këtë emër. Edhe kompania Digitalb nuk e kishte atë në listën e kontratave të saj. As në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk u gjet asnjë e dhënë për këtë biznes.

Gjatë xhirimeve në këtë qytet, lajmërimin për hapjen e kabllorit më të ri e dëgjojmë edhe në “Radio Lushnja”. Mund të duket e çuditshme, por edhe në lajmërimin e radios thuhej që ky shërbim ofrohej pa kontratë.

Hapi i radhës ishte që të verifikohej përmes televizorit se çfarë kanalesh transmetonte ky kabllor.

Familja që na hapi derën në qytetin e Lushnjes, sapo e kishte marrë këtë shërbim në shtëpinë e vet, ashtu siç thoshte edhe lajmërimi, pa kontratë dhe pa librezë. Në ekran dolën shumë kanale televizive të piratuara: Klan, Klan Plus, Neës24, Top Channel, Digitalb Shkencë, Top Neës, Tring Tring, Tring Action.

Këto ishin vetëm disa nga kanalet që kabllor “JUDI” në Lushnje piratonte. Familja që ne vizituam, e cila kishte rënë prè e piratimit, nuk pranoi të identifikohej.

Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur mësojmë se kush është pronari i këtij kabllori fantazëm. “JUDI” në fakt është shkurtimi i emrit Judmir Shurdhi. Ky është një person shumë i njohur në qytetin e tij. Ai ka lidhje të forta me politikën.

Momentalisht ai është drejtor i Burgut të Kosovës, në Lushnje. Ai ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në vitin 2015. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës, e sot është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në këtë qytet.

Judmir Shurdhi është shumë aktiv në fushatat e Partisë Socialiste, një militant i vjetër. Shpesh ai shfaqet në tavolina me figura të rëndësishme të PS-së.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/343417926303773/?t=2

drejtori burgut piraton digitalb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.