Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Skandali me FSHZH/ Deputetja e PD: Në fshatra s’ka akoma rrugë, Rama bën menu për restorante imagjinare

11:30 / February 6, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PDD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike inkurajon SPAK për hetime për skandalin e Kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha sot nga selia blu se në vend që qeveria dhe FSHZH të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vëmendja ishte tek krijimi i një menyje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, për tenderin prej 500 mijë dollarësh dhënë kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave.

Çupi ka publikuar pamjet nga rrugët e tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit, ku sipas saj nuk ka asnjë investim të ri. Deputetja e PD theksoi se “Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI TYLI
Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, i cili dha tenderin prej 500 mijë dollarësh kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave,  cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë.

Në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vëmendja ishte tek krijimi i një menyje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

“Programi i 100 fshatrave turistikë”, një projekt i trumbetuar nga Edi Rama, i cili startoi më 2018 e duhet të përmbyllej më 2020, si çdo premtin tjetër i pambajtur i kësaj qeverie tregoi se ishte vetëm për propagandë.
Përmes këtij projekti do të investohej ne infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër
Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.
Këto janë vetëm disa foto të tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit.
Rruga e Pëllumbasit në Tiranë.
Fshati Radë në Manëz.
Si dhe fshati Shetaj.

Siç e shikoni rrugë nuk ka, nuk ka asnjë investim të ri, por ama specialistët e vjedhjes së parave të shqiptarëve, po bënin një meny për restorantet imagjinare të shumicës dërmuese të këtyre 100 fshatrave.

Ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo meny 500 milionëshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vuajnë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët e vet dhe jo qytetarët.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,
Kur 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.
Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime luksi për qejfet e veta, dhe qeveria e tij shpenzon plot 500 milionë për menyu restorantesh.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon.

Shqipëria është e varfër sepse ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.