TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

23:29 / September 26, 2023

Vrasja e Martin Bardhit, Artan Hoxha: Rrësheni është zona më “e nxehtë” e Shqipërisë

23:24 / September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Skandali me gjendjen civile/ Bën burg në Itali dhe del i martuar në Shqipëri

22:03 / September 19, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2015 arrin të bëjë një martesë fiktive në Shqipëri.

“Gruaja” e tij ankohet se, megjithëse çështja është zbuluar dhe hetuar, ajo nuk po arrin të pajiset me mjet identifikimi. Rasti është zbuluar në vitin 2018, por që prej 5 vitesh çështja ka mbetur në “sirtar”. Asnjë masë, madje edhe punonjësi i gjendjes civile që ka bërë këtë martesë vijon punën.

Gentiana B. ankohet se nuk po pajiset dot me mjet identifikimi.

“Quhem Gentiana Beqari dhe kam kontaktuar me emisionin ‘Fiks Fare’ se kam një problem në Shqipëri në Gjendjen Civile dhe me prokurorinë. Unë aktualisht ndodhem në Itali. Në vitin 2015 unë kam bërë një martesë në Gjendjen Civile Nr.6 në Tiranë. Martesa është bërë fiktive, pasi i dashuri im ndodheshe në burg. Në vitin 2017 i dashuri im ka tentuar të bëjë arratisje nga burgu (Itali). Dhe që atëherë është hapur një hetim si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali”, thotë denoncuesja, teksa tregon se ngjarja po hetohet edhe në Shqipëri.

“Në vitin 2019, çështja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, me prokuror Elio Mazrekun. Që nga ajo kohë më është bllokuar pasaporta dhe unë nuk po gjej dot një zgjidhje. Jam interesuar nëpërmjet avokatit tim për të marrë një informacion apo një zgjidhje dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Unë aktualisht pasaportën e kam të skaduar dhe në çdo lloj institucioni që shkoj më kërkohet një dokument. Dhe unë këtë nuk e kam. Prandaj dhe unë i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për të gjetur një zgjidhje”, thotë qytetarja.

Martesa është bërë në datën 29.10.2015, ku Gentiana është martuar me z. Ilirjan Boçe. Martesa është bërë fiktive, pasi të dy, si Gentiana dhe Ilirjani në këtë datë kanë qenë në Itali. Madje, Ilirjan Boçe, në datën e martesës 29.10.2015 ka qenë në një burg në shtetin italian.

Pas ankesës dhe informacionit, gazetarët e Fiks Fare kanë shkuar te Gjendja Civile në Njësinë Nr.6 në Kombinat për të pyetur përse i është bllokuar Gjendja Civile znj. Gentiana Beqarit. Fillimisht, gazetarët mësojnë nëse qytetarja mund të bëjë pasaportë apo kartë identiteti. Por punonjëset e dinë mirë se çfarë është bërë, por në këtë rast, të gjithë “fajin” ia atribuojnë qytetares dhe jo punonjësve të asaj zyre. Janë pikërisht punonjësit që kanë lejuar bërjen e një martese të tillë fiktive.

Gazetarët e Fiksit shkojmë sërish, ku bisedojnë me dy punonjëse, të cilat thonë se problemi është i hershëm dhe nuk bëjnë dot as asnjë veprim. Sipas tyre, në vitin 2018, sipas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, janë bllokuar veprimet për znj. Gentiana B. Gazetarët i pyesin se si është bërë kjo martesë fiktive, kur as burri dhe as gruaja që u martuan nuk ishin prezentë. Pohojnë se ka shkuar dikush me karta false dhe e ka bërë këtë martesë.

Kush punonjës e ka bërë këtë martesë? Punonjëset përgjigjen se punonjësi është ende në detyrë, por “sot nuk është”. Ato shtojnë se do e lajmërojnë dhe se do të vijë të hënën. Gazetarët i pyesin se si mund ta bëjë pasaportën Gentiana, pasi mungesa e një mjeti identifikimi ia ka vështirësuar jetën në Itali.

“E ka bllokuar që në vitin 2018 Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile”, përfundojnë ato. Fiksi kontaktoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, z. Vangjush Stavro. Drejtori na ktheu përgjigje se “po e ndjek në detaj dhe do t’ju njoftoj”. Megjithatë, deri në transmetimin e kësaj kronike, Fiksi nuk mori asnjë informacion të mëtejshëm. 

gjendja civile skandal Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Vrasja e Martin Bardhit, Artan Hoxha: Rrësheni është zona më “e nxehtë” e Shqipërisë

23:24 / September 26, 2023

Publikohen pamjet e plota të vrasjes së Ahmet Toskës, autori person me “ecje atipike”

22:53 / September 26, 2023

Angli, grabisnin të veshur si policë, dënohen shqiptarët! Të përfshira edhe të dashurat e tyre

21:10 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Tajani dhe Rama drejtojnë nesër takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali – Shqipëri

22:43 / September 26, 2023

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen!

22:20 / September 26, 2023

KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

21:50 / September 26, 2023

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe!

21:20 / September 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.