Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Skandali me pagat, Alibeaj: Pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve, Rama të japë dorëheqjen!

13:40 / December 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aliobeaj 770x409 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, reagon pas skandalit me pagat e shqiptarëve, të cilat po qarkullojnë në whatsapp.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibaj u shpreh se publikimi i pagave të mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve.

Mes të tjerash, numri dy i PD kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, “ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave”.

DEKLARATË E N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale.

Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.