Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me rastin e mashtrimit të sanitares Tire Alldervishi në COVID2, duke ftuar qytetarët që të denoncojnë raste të tilla.
Ajo paralajmëroi se “toleranca do të jetë zero në çdo strukturë e ndëshkimi do të jetë maksimal”.
Deklarata e Manastirliut:
Këto nuk janë ditë të këqija, jo është ditë e mirë sa herë një qytetar bën një denoncim e fakte e na jep ne të gjithëve mundësinë për të larguar e pastruar këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor.
S’ka dyshim që 1, 2 qoftë e 3 individë që abuzojnë me një detyrë të shenjtë që ju është ngarkuar për të bërë e s’mund të përfaqësojnë armatën e mjekeve, infermiereve e sanitareve e shoferëve atyre që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor e sakrifikojnë përditë.
Sic kemi parë rastin e qytetares që denoncoi mund të kemi dhe tjetër rast që mund të denoncohet por kemi dhe mijëra të tjerë që janë falënderues për ata mjekë e infermiere
Kam një thirrje këtu për të gjithë qytetarët mos bini pre e askujt informoni autoritetet nëse ka dicka që ju penalizon në marrjen e shërbimit.
Ja pra që ka dhe batakçinj të këtij lloji e që shkaktojnë një dëm shumë të madh e dëm të dyfishtë, e para shkel besimin e familjarit që i kan lënë në duar të atij shërbëtori, mjeku jetën e të afërmit të tij e kjo është e neveritshme e meriton ndëshkim e dënim maksimal e kur ne kemi reaguar direkt.
E dyta ata na bëjnë një dëm shumë të madh se godasim një marrëdhënie të cilën ne jemi duke e kuruar prej vitesh, marrëdhënien be shenjtë të besimit mjek pacientë.
Ndaj pikërisht për këto dy arsye që përmenda toleranca do jetë zero në çdo strukturë e ndëshkimi do jetë maksimal.
