Nata e dytë e Festivalit Kombëtar u mbajt mbrëmjen e kaluar që pritet të përcaktojë se kush do të jetë këngëtari/ja që do të na përfaqësojë në Eurovizion.
Por ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme në festivalin e 60 të Këngës në RTSH ishte momenti kur u luajt kënga e Ardit Gjebreas e titulluar “Jon”. Kjo këngë flet për një nga momentet më të vështira të shqiptarëve, bëhet fjalë për eksodin e vitit 1991 kur shumë vendasve iu desh të bënin të pamundurën të largoheshin nga atdheu.
Megjithatë ajo që bie ndesh me situatën ishin planet në LED Wall-in e skenës. Teksa kënga “Jon” këndohej, aty u shfaqën pamje nga Zani Çaushi me bandën e tij si dhe Azem Hajdari.
Këto dy figura nuk kanë lidhje fare me eksodin e vitit ’91, e në fakt në ekran duhet të shfaqeshin pamje nga anijet e mbushura plot e përplot me njerëz që largoheshin.
