Gjatë mbrojtjes së nismës së ligjit të dekomunistizimit, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka zbuluar një fakt skandaloz se personi që jep certifikatën e pastërtisë së deputetëve apo dhe pjesëtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë pjesë e procesit të vettingut. Bëhet fjalë për punonjës të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
“Janë 71 persona në SHISH që janë ish-punonjës të sigurimi të shtetit, në DSIK janë 4 prej tyre janë punonjës kyç, një prej tyre lëshon certifikatën e sigurisë për deputetët dhe për të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë. Është ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve, kanë punonjësit e kartotekës së tyre pjesëtarë e ish-sigurimit të shtetit”, theksoi Murrizi.
Pra njerëzit që vërtetojnë nëse “X” apo “Y” politikan apo gjyqtar dhe prokuror është ose jo ish-punonjës apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, kanë qenë dikur pjesë e strukturave famëkeqe të regjimit komunist që kanë persekutuar me mijëra shqiptarë.
Kjo shkaktoi dhe ilaritet dhe batuta mes deputetëve socialistë. “Unë e shoh qeshjen kryetari i komisionit qesh me pseudonimet, e ky është realitet. Unë me 7 propozuesit i kemi kërkuar certifikatën e DSIK-së, besoj se edhe në këtë komision nuk ka njerëz me të kaluar të dyshimtë. Janë 156 mijë bashkëpunëtor ë të sigurimit të shtetit, që nga viti 1945 deri në 1991. Më vjen për të vjellë kur shoh ditët e fundit në emër të Aleancave të ndryshme ish-bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit, ordiner që kanë denoncuar deri vëllanë e tyre,kur bëjnë thirrje për bashkëpunim, pra këta s’duhet të na futen në shtëpinë tonë me anë të valëve të TV, duke dalë si gardianë për mbrojtjen e demokracisë dhe shpëtimtarë”, tha Murrizi.