Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.
Organi i akuzës do i kërkojë një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure.
Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës.
Tirananews.al disponon listën me emrat e tatim-paguesve, por për arsye të ruajtjes së privatësisë, nuk do të publikohet.
