Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali tek COVID2, komentuesit ‘shpërthejnë’ ndaj Ramës, kryeministri u kthehet: Mos i fusni në një thes të gjithë, s’kam prova. Unë nuk fle, por…

18:01 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1 739x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me ndjekësit e tij në Facebook për trajtimin e të sëmurëve me COVID nëpër spitale.

Qytetarët në komentet e tyre i kanë kërkuar përgjigje kryeministrit për ngjarjen tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja u hoq si infermiere dhe I zhvati vajzës së njërës prej pacienteve 8 milionë lekë.

Një prej komentuesve i kthehet Ramës në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, duke marrë shkas nga skandali në COVID2.

Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe t’i që dëgjon!”.

Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.

“Po ne që e kemi me të provuar e faktuar, kupona tatimore të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë apo bërë për një person të sëmurë nga covidi, apo lekët dhënë mjekëve edhe infermiereve t’i mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur por ne që e kemi provuar në kurriz s’na e shet dot sapunin për djathë”, shkruan qytetari.

Rama i është kthyer qytetarit, duke shtuar se jo të gjithë mjekët dhe infermierët duhet të futen në një thes.

“E para nuk fola për kupona edhe pse për të sëmurët nga Covidi e kemi përsëritur një mijë herë që kur trajtohen në shtëpi, duhet të marrin recetën vetëm nga mjeku i familjes dhe të qëndrojne tek dy paketat bazë që rimbursohen 100% nga shteti, sepse përndryshe shpenzojnë pa qenë nevoja dhe marrin ilaçe që mund t’iu bëjnë edhe dëm! Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam asnjë provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqiperisë që i fyen, duke i futur të tërë në një thes! Unë nuk fle gjumë po i shoh nga afër vetë të gjitha dhe që njerëzit nuk janë budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro të vijë 25 prilli e do t’i dëgjojmë bashkarisht cfarë mendojnë!”, shkruan Rama.

640 0 5fff1eb88f829

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.