Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testeve”, Spahia: Ministria ka trefishuar gënjeshtrën…

20:15 / August 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardh spahia 673x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike kërkon sërish që qeveria të rrisë numrin e testimeve. Bardh Spahia thotë se qeveria ka trefishuar gënjeshtrat ndërkohë që është skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin.

DEKLARATA

Prej ditësh tashmë, e sidomos pas premtimit të ministres se do dyfishohej numri i tamponëve, vijon të thellohet terri informativ rreth numrit të tyre ditor !!!! Në fakt, ministrja ka trefishuar gënjeshtrën e vet dhe e bën cdo ditë përmes raportimit ditor! Jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre udhëtimi e emigracioni. Sa nga ajo shifër e përgjithshme që jep ministria janë teste serologjike ?
Asnjë informacion i tillë nuk ndahet me publikun, por jepet një shifër përgjithësuese, që natyrisht është pak më e lartë, sesa shifrat në kohën kur shteti kishte monopolin e kryerjes së tamponëve! Por tek ajo shifër, përfshihen edhe tamponët e kryer në privat, shumica nga emigrantët dhe këtë ministria e shëndetësisë nuk e thotë! Sepse vijon e njëjta strategji, që prej ditës së parë: mashtrimi i opinionit publik përmes fshehjes së realitetit! Eshtë skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve, për të kryer protokollin bazë, gjurmimin e për patur kontroll mbi Covid-19 ! Si asnjë homolog i tij në botë, Edi Rama i ka braktisur qytetarët e vet në këtë periudhë të vështirë pandemie dhe me mungesat kaq evidente, zgjedh mashtrimin, në vend të rritjes së buxhetit për shëndetësinë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.