Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka postuar në Instagram një foto nga liqeni i Tiranës përballë një tabele që kafen dhe ujin e ka me ulje nga ora 7 e mëngjesit deri në 9.
Pasi ka parë këtë tabelë, Mamaqit ndërmend i kanë ardhur të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë suportin e fëmijëve.
Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë.