Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

S’kanë të sosur skandalet me gjyqtarët e Apelit, Gramoz Levanaj dekonspiroi Prokurorinë, njoftoi biznesmenin se do të arrestohej për hotelin në Dhërmi

20:49 / October 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Apeli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për këtë çështje, janë në hetim nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet vijojnë dhe se prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka. Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është  strumullari i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mer me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i Helidon Gjikoka nuk ishte biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka, ka arritur ta përvetësoj nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve. Shumë zyrtare të lartë në qytetin e Vlorës, janë përfshirë në këtë mega skandal korruptiv. Fillimisht del në lojë ish-drejtori i Aluiznit Vlorë, A.Rr, i cili bëri pronar Helidon Gjikoka, biznesmenin i cili e mori me qira këtë pronësi. Zinxhiri korruptiv në këtë mega skandal përfshin edhe gjyqtare dhe prokurorë në Vlorë, të cilët janë bërë mburojë dhe palë me korrupsionin për të mbyllur sytë dhe mos hetuar sesi u bë pronar i një prone në bregdetin në Dhërmi, Helidon Gjikoka personi i cili mori në fillim me qira pronën e provuar me kontratë noteriale. Lidhur me këtë çështje Ilir Koka, i është drejtuar Prokurorisë Tiranë, me një kallzim penal për disa zyrtare të lartë,gjyqtarë e prokuror të përfshirë në vjedhjen e pronës dhe pasurisë së tij, përfshirë dhe Helidon Gjikokën. Hetimet në kryeqytet morën një natyrë tjetër, ku po zbardhnin me metoda special të hetimit të gjithë këtë skemë abuzive, ku përveç përfituesit, Helidon Gjikoka janë përfshirë dhe zyrtarë të lartë. Prokuroria e Tiranës përdori një strategji për ti shkuar deri në fund kësaj çështje.

Fillimisht u kërkua një masë “arresti në burg” për Helidon Gjikokën. Mirëpo kjo kërkesë e prokurorisë së Tiranës nuk është pranuar nga gjyqtari, Altin Abdiu, i cili ka rëzuar këtë kërkesë të bërë nga prokuroria. Duke mos qënë dakord me vendimin e gjykatës, prokuroria ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Por pikërisht këtu në Apel, ndodh çudia. Gjatë procesit të shqyrtimit të ankimit të prokurorisë ndaj vendimit Gjykatës së Shkallës së Parë në gjykatën e Apelit, Gramoz Levanaj, gjyqtar në Apelin e Tiranës, njofton me fletë-thirje personin që ishte nën hetim dhe përgjim Helidon Gjikoka, që ai po gjykon në dhomë këshillimi, për marjen e një mase sigurie “arrest me burg” në mungesë. Çështja ishte në diskret dhe vendimi për masën e sigurimit meret në diskret, por çuditërisht Gramoz Levanaj, ka njoftuar me fletë-thirje Gjikokën, në një kohë kur ndaj tij ende nuk është bërë procesi gjyqësor. Ky veprim i pakuptueshëm i këtij gjyqtari prishi hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillonte për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Dhërmiut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.