Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skanimi i integritetit të zyrtarëve publikë? Plani nis me Ministrinë e Drejtësisë

11:38 / December 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitin që po vjen për herë të parë do të nis zbatimi i planit për skanimin e integritetit të zyrtarëve publike për disa degë të administratës publike.

Ky proces konsiston në skanimin e ndershmërisë së individëve të punësuar në sektorin publik, si parakusht për të parandaluar korrupsionin.

Nisma në fakt është parashikuar në planin e veprimit 2018–2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Institucioni i parë që do të nisë zbatimin e tij është vetë Ministria e Drejtësisë.

Plani, i cili është hartuar tashmë dhe që pritet të vihet në zbatim në gjysmën e parë vitit 2020, do të shërbejë si model për t’u ndjekur nga ministritë e tjera, për t’u shtrirë më pas në çdo degë të administratës publike. Krahas Ministrisë së Drejtësisë, javët e fundit të vitit 2019, edhe baskitë kryesore në vend kanë nisur lëvizjet dhe takimet për hartimin e planeve të integritetit për zyrtarët e tyre. Nisma financohet buxheti i shtetit, qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedisë, Italisë, Zvicrës, Programi i OKB-së për Zhvillim etj.

Sipas shqiptarja.com, plani i integritetit parashikon një sërë masash për të parandaluar shkeljet që cenojnë integritetin e zyrtarëve publikë. Më konkretisht, çdo institucion shtetëror do të miratojë dhe publikojë në faqen zyrtare planin e integritetit, ashtu siç kanë miratuar programin e transparencës. Në plan do të përfshihen informacione mbi reagimet institucionale ndaj sjelljeve morale dhe profesionale të papranueshme të punonjësve publike, informacion mbi pranimin e dhuratave, rastet e korrupsionit, kodi i mirësjelljes, veprimet disiplinore të regjistruara, trajnimet mbi etikën etj. Ecuria e zbatimit të kësaj nisme do të monitorohet nga Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion, e cila përbëhet nga përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit
Qendror si dhe nga drejtori i Departamentit të Burimeve, Transparencës dhe Administrimit në Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.