Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skema e mashtrimit, ish-drejtori i larguar jashtë vendit por merrte paga fiktive

11:59 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peshkopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës bën të ditur se ka nisur hetim në gjendje të lirë për dy persona, një ish drejtor shkollë dhe një 39-vjeçare, drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore në Peshkopi.

Sipas policisë hetimet ndaj tyre kanë nisur për shpërdorim detyre pasi ng hetimet ka rezultuar se Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi ka paguar ish drejtorin e shkollës së Selishtës gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

NJOFTIMI I PLOTE

Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.