TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

​Ministri Sveçla shkon në veriun e Kosovës: Sovraniteti është i patjetërsueshëm!

13:28 / June 2, 2023

United bën gati shkëmbimin me Chelsea-n

13:18 / June 2, 2023

Krasniqi: Tensionet në veri, shkak i gabimeve të Kurtit

13:08 / June 2, 2023

Drejtim Kolegjial të PD? Sali Berisha: Tezë shkatërrimtare. Primaret e shpëtuan PD-në

13:00 / June 2, 2023

Lirimi i Tahirit, flet avokati: Ka rrezikshmëri të ulët, do kujdeset për fëmijët e mitur

12:55 / June 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

SKEMA/ Zgjedhjet lokale, ja si do zëvendësohen komisionerët e PD-LSI

16:00 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vendimi politik i opozitës joparlamentare shqiptare, për të mos propozuar komisionarët zgjedhorë, nuk mund të bllokojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Kodit Zgjedhor parashikon qartësisht mekanizma zgjidhjeje në rastet kur partitë politike, për interesat dhe llogaritë e tyre, nuk ushtrojnë të drejtën për propozimin e komisionarëve.

Në rastin konkret, nëse PD-LSI nuk do të dorëzojnë emrat për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vendet e lëna vakant do të plotësohen me komisionarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pika pesë e nenit 29 të Kodit Zgjedhor parashikon që nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.

Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Ndërkaq, anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike.

Por, zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. E njëjta zgjidhje është parashikuar edhe për anëtarët e qendrave të votimit dhe numëruesit e votave.

Pra, ligjit zgjedhor ka parashikuar një mekanizëm zhbllokues, por në çdo rast ka lënë edhe një mundësi tjetër për partitë politike që të propozojnë komisionarët deri në 30 ditë para zgjedhjeve.

Në rastin konkret, PD-LSI mund të propozojnë komisionarët deri në datën 30 maji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Drejtim Kolegjial të PD? Sali Berisha: Tezë shkatërrimtare. Primaret e shpëtuan PD-në

13:00 / June 2, 2023

Tahiri del nga burgu, Berisha: I dha ultimatum Ramës se do zbërthente lidhjet e Olsit me bandat

12:46 / June 2, 2023

Saimir Tahiri del nga burgu, Bardhi: Tallje me drejtësinë! Vendimi i Gjykatës është politik

12:32 / June 2, 2023

Humbja e thellë, “Rithemelimi” ndryshon slogan

12:20 / June 2, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Saimir Tahiri del nga burgu

11:37 / June 2, 2023

Flamur Noka në SPAK për 14 Majin: Një mundësi e mirë që SPAK-u të dalë nga “xhepi i qeverisë”

11:30 / June 2, 2023

Albin Kurti në Kuvend për ndërkombëtarët: Pasi njohën zgjedhjet, tani nuk mbështetën kryetarët

11:09 / June 2, 2023

Furnizonte me arsenal armësh bandat, kapet 66-vjeçari. Prodhonte mina me telekomandë

10:18 / June 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

​Ministri Sveçla shkon në veriun e Kosovës: Sovraniteti është i patjetërsueshëm!

13:28 / June 2, 2023

United bën gati shkëmbimin me Chelsea-n

13:18 / June 2, 2023

Krasniqi: Tensionet në veri, shkak i gabimeve të Kurtit

13:08 / June 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.