Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skenari për Kavajën/ Basha: Ja çfarë do ndodhë më 7 maj

12:28 / April 30, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha, sot, se në 7 maj në Kavajë nuk do të preket asnjë lule, qytetarët do të protestojnë paqësisht, por nuk do të ketë zgjedhje fasadë.

Në fjalimin e mbajtur në çadër, ku të pranishëm ishin qytetarë nga Kavaja, Basha tha se të dielën e  ardhshme do ti jepet grushti vdekjeprurës Republikës së Vjetër.

“Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër. Në 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe burrave e grave trima që u ngritën të parët, askush nuk e harron, të parët kundër diktaturës më mizore,  regjimi i republikës së vjetër do festojë rrëzimin e pluralizmit. Në 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën. Të bashkuar do ti japim grushtin vdekjeprurës republikës së vjetër. Qindra mijëra shqiptarë të ndershëm që do bashkohen në Kavajë në 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë në 27 vite pluralizëm, së bashku me mijëra banorë të Kavajës do të pamundësojmë zgjedhjet farsë. Në 7 maj do ti japim republikës së vjetër goditjen finale. Asnjë lule nuk do prekim në Kavajë. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë. Proces të tillë nuk do ketë as në Kavajë dhe as në 18 qershor në Shqipëri”, tha Basha.

 

Sipas tij “Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së Re”/TiranaNews/

Basha Zgjedhjet ne Kavaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.