Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Skënder Gjinushi propozohet për postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave

17:53 / September 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjinushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënder Gjinushi është propozuar sërish për të ushtruar postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Propozimi është firmosur nga tre akademikët, Nestor Thereska, Arben Merkoçi dhe Adrian Civici.

Akademia e Shkencave njofton se: “Tre akademikë: Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar propozojnë akademik Skënder Gjinushin për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, në bazë të ligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të neneve 15 dhe 16 të Statutit të ASH”.

Në tekstin e propozimit shkruhet:

“Propozimi ynë bëhet, pasi vlerësojmë punën dhe ecurinë e bërë në këto katër vitet e drejtimit të ASH nga akademiku Gjinushi, pas kryerjes së fazës së parë të reformës dhe në përmbushje të angazhimeve të marra para Asamblesë.

Ndër të tjera çmojmë hapjen e ASH ndaj botës akademike në vend dhe në rajon, përtëritjen e radhëve të saj me anëtarë të rinj, krijimin e njësive të reja të kërkim studimit, rritjen e peshës dhe angazhimit në bashkëpunimet institucionale në vend, rajon dhe më gjerë, në zbatim të misionit ligjor të ASH.

Shprehim bindjen se ky proces reformimi do të vijojë edhe në mandatin e radhës për të përmbushur detyrimet e fazës së dytë të reformës së nisur për riorganizimin e ASH me institute, si dhe për realizimin e projekteve madhore të ndërmarra nga akademia jonë në fushën e albanologjisë: “Enciklopedia e shqiptarëve”, “Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe” dhe “Historia e shqiptarëve etj. Shpresojmë që propozimi ynë të merret në konsideratë”.

Akademi e Shkencave Skënder Gjinushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.