Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Skënder Minxhozi / Krizë kushtetuese apo krizë presidenciale?!

19:26 / April 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënder Minxhozi/

Ashtu siç kishte bërë edhe më parë, sot, pas takimit me partitë e vogla parlamentare, Presidenti Meta ka përsëritur sot kërkesën për zgjidhjen e “krizës serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi”. Ishte një formulë e hedhur qëllimisht edhe në të shkuarën, rreth përcaktimit zyrtar që kreu i shtetit i bën situatës që po kalojmë prej mesit të shkurtit. Megjithëse pas 17 shkurtit Ilir Meta e ka kritikuar një dy-tre herë formalisht vendimin për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, ai harroi t’jua thoshte këtë gjë (të paktën në komunikatën zyrtare nuk përmendej askund), partive që takoi sot dhe të cilat e kanë vendosur këtë akt me gërma të mëdha në platformën që kanë paraqitur për daljen nga kriza. Me këtë hap, Meta e fshiu edhe atë pak kriticizëm ndaj marrëzisë kolektive të opozitës shqiptare të dy muajve më parë, një marrëzi që ka marrë kritika të forta në të gjitha gjuhët e huaja kryesore, këtej dhe andej Atlantikut.

Presidenti nuk mori asnjë angazhim konkret përballë Mediut, Shehit, Dukës, Ndokës e Dules. Frazat evazive të deklaratës zyrtare na tregojnë indirekt se ky takim ka shërbyer vetëm për të vënë edhe një herë në dukje pafuqinë e presidentit dhe vetë-paragjykimin për rolin që ai duhet të ketë në këtë situatë delikate.

Shqipëria është në krizë. Kjo s’ka asnjë dyshim. E kotë të fshihemi pas gishtit. Por kjo e sotmja nuk është vetëm kriza e mandateve të djegura, ose e arrogancës së maxhorancës qeverisëse. Kriza është gjithashtu e prekshme dhe prezente edhe në degjenerimin logjik të opozitës për t’i ikur përgjegjësisë së përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes, në vendimin e saj sa gjakftohtë aq edhe të papërgjegjshëm, për të dalë ngë sistemi politik dhe institucional me vullnet të plotë dhe për ta shkëmbyer zanatin e politikanit, me atë të mitingashit që shkul pllakat e rrugës.

Kriza është më në fund edhe tek presidenti i kapur nga e shkuara dhe e tashmja e tij politike, me njërën këmbë tek ish-partia dhe tjetrën tek gjoja-presidenca. Ilir Meta është pjesë e krizës “kushtetuese dhe institucionale”, siç e përcakton presidenca gjendjen aktuale. Si e tillë, kriza e sotme e ka njërin ndër burimet kryesore tek paradoksi i një presidenti të dyzuar, të kompleksuar dhe në dizekuilibër të plotë politik.

Pasi i shkroi letër Donald Trumpit kundër Edi Ramës dhe pasi refuzoi t’i japë udhë procesit kushtetues dhe të pakundërshtueshëm të ndryshimeve qeveritare, duke u angazhuar në një zinxhir të shëmtuar batutash në distancë me Edi Ramën, Presidenti Meta mundi të prekë me dorë sesa relativ dhe irelevant e ka bërë postin e lartë që mban, pas shkurtit të mandateve. Ai thërret në takim partitë e vogla që megjithë respektin, nuk kanë thuajse asnjë rol në zgjidhjen e një krize të shkaktuar nga dy të mëdhenjt, plus partinë që udhëhoqi në fushatën e fundit elektorale. Presidenti është i destinuar të ketë një rol margjinal në krizë, pasi në dy muaj e gjysëm nuk rezulton të ketë pasur asnjë konsultim me Ramën, Bashën apo ambasadorë e zyrtarë të lartë, të angazhuar për paqëtimin e punëve në Tiranë. Kreu i shtetit ka ndërtuar gur pas guri rreth vetes, pas vitit 2017, murin e lartë të paragjykimit dhe anësisë. Dhe kur je në një pozitë të tillë, ke pak hapësirë për veprim në kohë të këqia si këto që po kalojmë.

Skënder Minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revolucionarizohet edhe Fevziu

13:01 / July 11, 2026

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

20:55 / July 10, 2026

Ligësia e Patridiotëve

12:09 / July 10, 2026

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

21:01 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.