Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skënder Minxhozi tregon ‘shuplakën’ që morën sot të gjithë politikanët shqiptarë

21:43 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender minxhozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Skënder Minxhozi vlerësoi zgjedhjet në Kosovë, duke thënë se dhanë një leksion të madhe demokracie për të gjithë shqiptarët, por edhe për vendet e Ballkanit.

“Ajo që ka ndodhur sot në Kosovë ka një rëndësi të dyfishtë për vetë Kosovën së pari dhe për gjithë botën shqiptare. Është diçka që do ta vija edhe mbi fitoren e Albin Kurtit, një ushtrim i papërsëritur i demokracisë së drejtpërdrejtë, që është vota e popullit. Na jep një leksion të gjithë ne shqiptarëve kudo jemi të habitshëm dhe të papritur, por të bukur, që është demokracia. Vini re se çfarë ndodh në mes të dimrit, ku qeveria humbi pa asnjë lloj drame e fataliteti, siç ndodh te ne. Kosova në ndryshim nga Shqipëria, në mes të dimrit të acartë, pa asnjë dramë, rrëzon parlamentin dhe shkon në zgjedhje krejt të natyrshme. Kjo është një rregullsi procedurale, demokratike, që në Kosovë përjetohet me lirshmëri, qetësi. Kosova jep një mësim të madh demokracie për të gjithë vendet e Ballkanit, sepse voton kur duhet ose kur gjykon se duhet votuar, nuk bën shtyrje artificiale për votë. Le t’i shajmë sa të duam e le të na duket vetja të bukur ne këtu në Tiranë, në shtetin 100 e ca vite.

Atje humbësit dalin humbës, pranojnë humbjen, fillojnë edhe dorëheqjen, votat numërohen absolutisht normal dhe një ditë pas zgjedhjeve ne dimë rezultatet. Kjo tejkalon fitoret spektakolare. Këto janë meritë e sistemit dhe e atij që quhet rëndom popull. Të bësh një lojë të tillë duhet të kesh një klasë politike të përgjegjshme dhe një popull, që kanë ardhur në mes të pandemisë gjithë mërgata, me teste Covid-i në duar, dhe kanë votuar. Sot në Kosovë dukej që kishte frymë. Është një përjetim kaq i bukur dhe kaq për t’u idealizuar. Është një mjedis ku ti e di se vota jote do të lexohet për 24 orë, s’do mbahet peng as nga KQZ, as nga asnjë.

Ne edhe zgjedhjet vendore me një parti, mezi e nxorëm rezultatin. Është një meritë e madhe e popullit të Kosovës kësaj radhe për fitoren e Albin Kurtit. Me 13 vite shtet, kosovarët arrijnë të ndërrojnë elitat politike, që ne në 30 vite shtet dhe duke u ngrefosur këtu në Tiranë, kemi pasur djegie të elitave të reja që tentonin të dilnin”, u shpreh Minxhozi në News24.

Skënder Minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.