Ditët e fundit, një deklaratë e bërë në fakt kohë më parë nga historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo për Skënderbeun është bërë virale dhe komentuar në rrjetet sociale.
Gjatë një debati televiziv për historinë, ai thotë se ne duhet të zbresim “me këmbë në tokë”, për atë që Skënderbeu ka qenë në të vërtetë. Ai thotë se Skënderbeu nënën e ka pasur sllave, vetë ka lindur ortodoks e madje e ka thënë dhe vetë që është luftëtar për mbrojtjen e krishtërimit.
Nisur nga lajmet që janë bërë për këto deklarata, këngëtarja Besa Kokdhima ka bërë një reagim të fortë. Me anë të një postimi në Instagram ajo thotë se kjo është një tentativë për ta lënë popullin shqiptar pa histori, krenari dhe përkatësi. Është e turpshme sipas saj që një ish-ministër i Jashtëm të tjetërsojë një figurë të kombit tonë që na e njeh e gjithë bota.