Tre persona janë vendosur nën hetim për veprën penale “shkatërrim prone”. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur por mësohet se ata janë kapur duke transportuar me kamion pllaka guri dekorativ. Këto të fundit dyshohen se janë të nxjerra në zonën e mbrojtur, në malin Tomorr.
Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator e dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar i ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

