Sllovenia është shteti i parë në Europë që deklaron fundin e pandemisë së koronavirusit. Ka qenë një dekret që deklaron fundin e kësaj pandemië dhe Kryeministri Janez Jansa tha se vendi i tij kishte “statusin më të mirë epidemiologjik në Evropë”.
Në dy javët e fundit Sllovenia ka raportuar vetëm 35 raste të reja. Fundi zyrtar i epidemisë do t’i lejojë qytetarët e BE të kalojnë në pika të caktuara kufitare pa pasur nevojë për karantinë. Njerëzit nga vendet jo-BE ende do të përballen me një periudhë izolimi dy-javor.
Koha e dekretit lejon Slloveninë të pretendojë se është vendi i parë evropian që shpall fitoren ndaj Covid-19.
Ndërkaq, ambasada shqiptare në Slloveni ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
NJOFTIM‼️
Sllovenia prezanton regjim të ri të kalimit në kufijtë e saj, por nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre.
Shtetasit e vendeve të BE-së mund të hyjnë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, duke mos patur infeksion, apo simptoma, të Covid-19 dhe nuk i detyrohen karantinës dy javore. Ndërsa shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dy javore.
Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë duke hyrë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, iu ndalohet të hyjnë në Slloveni, nëse më parë nuk është dhënë leje e konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit udhëtojnë.
Për çdo informacion shtesë, lutemi kontaktoni numrin e emergjencës të Ambasadës : +386 31 240 760
