Një shtetase është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ku u përfshi pas mesnate.
Policia e Korçës bën me dije se rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1 të qytetit, e reja duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, ajo është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.