Kryeministri Edi Rama tashmë ka hapur edhe kanalin e tij në Youtube. Rama ka shpërndarë prapaskenat e intervistës me gazetarin Adriatik Kelmendin, me të cilin po xhiron një intervistë për emisionin “Rubicon”.
Kreu i qeverisë ka treguar edhe prapaskenat e intervistës, duke treguar se pamjet ishin sqaruar njëherë, por pas publikimit të lajmit për aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
PJESË NGA VIDEOJA:
Edi Rama: Në 6 të mëngjesit? Ndjesë për dje, po..Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Adriatik Kelmendi: Nuk më ka ndodhur ndonjëherë ta xhiroj por mos ta transmetoj…
Edi Rama: Bëmë intervistën dje me Adriatikun, e mbaruam, u nis për Kosovë për ta transmetuar dhe rrugës u detyruan të bënim anullim loje sepse ndodhi ajo rrufeja në qiell të pastër e Gjykatës Speciale. Ok! Do fillojmë?
Adriatik Kelmendi: Po!
