Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sobotka: Shqipëria, punë të shkëlqyer me reformën në drejtësi

15:15 / June 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fjala pershendetese ne Kuvend e Presidentit te Keshillit Kombetar te Austrise SH.T.Z. Wolfgang Sobotka 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Sobotka tha se, “marrëdhëniet Shqipëri- Austri në nivelin parlamentar janë të gjata dhe të qëndrueshme dhe karakterizohen nga një stabilitet i vazhdueshëm. Vetëm vitin e kaluar ne kishim grupin e miqësisë nga parlamenti ynë këtu tek ju, të cilët sollën me vete përshtypjet më të mira nga vendi juaj”.

Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Sobotka tha se, “e kemi shumë të qartë, që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Dhe në vitin 20024 janë anëtarësuar disa vende nga Ballkani në BE. Dhe në fakt pamë që menjëherë ato ishin në qendër të Europës, në zemrën e saj dhe aty u ndërgjegjësuam për rolin tonë, se çfarë roli kemi ne në historinë e Europës”.

“Parlamenti austriak dhe unë personalisht mendoj që e kemi shumë të qartë kontributin tonë”, theksoi Sobotka, i cili falënderoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për përurimin e Punishtes së Demokracisë, që  është hapur që në muajin shkurt dhe që numëron afro 900 të rinj dhe fëmijë që njihen tashmë me strukturat dhe me proceset e demokracisë dhe me detyrat e parlamentarëve.

“Demokracia jeton nga angazhimi i qytetarëve sepse gjëja me thjeshtë që ata kanë për të bërë është të shkojnë për të votuar, por është e vështirë ta mbash nivelin e votuesve”, u shpreh Sobotka.

Ai theksoi se, “për Austrinë është shumë i rëndësishëm angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ju keni bërë një punë të shkëlqyer sa i përket reformës në drejtësi”.

Ne, vijoi ai, “nuk duhet ta harrojmë Ballkanin, ta nxjerrim Ballkanin jashtë fokusit. Përkundrazi na duhet përpjekje akoma dhe më e madhe që ta çojmë këtë proces përpara.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’ju mbështetur ju dhe në procesin screening. Është në natyrën e parlamentarizmit që mazhoranca dhe opozita të kenë mendime të ndryshme, por edhe ju, ashtu sikurse ne, mendojmë që kur bëhet fjalë për Europën, jemi të gjithë për një qëllim të përbashkët dhe kjo është baza që do t’ju çojë drejt suksesit. Për këtë jam i bindur. Dhe këtë dëshiroj edhe që t’ua the,m që ne do ju mbështesim me plot fuqinë”, tha Sobotka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.