Socialistët e Matit kanë fituar një tjetër betejë elektorale, madje me rezultat bindës.
Në fund të proçesit të numërimit të votave socialistët e qytetit verilindor fituan 7158 vota, ndërkohë Partia Demokratike në këtë bashki u mbështet nga 6157 qytetarë, pra socialistët morën 1001 vota më shumë.
Sakaq LSI fitoi katër vite më parë 2459 vota, ndërsa dje u katandis në 423 vota.
Fushata elektorale e kandidates socialiste Aurora Mara në rrethin e Matit u drejtua nga kryebashkiaku i Matit Agron Malaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
