Mazhoranca ka nisur punën për përgatitjen e një ligji të posaçëm për presidentin. Deputetja socialiste Vasilika Hysi shprehet se kjo nismë ka të bëjë me domosdoshmërinë e rregullit të ushtrimit të kompetencave të Kreut të Shtetit.
Deputetja e mazhorancës, anëtare e grupit të punës, mohon të pranojë se ky ligj po bëhet për hakmarrje politike ndaj Ilir Metës.
‘‘Flitet jo për ndryshim të kompetencat e kushtetutës, por për një ligj i cili do të rregullojë ushtrimin e këtyre kompetencave, marrëdhëniet e këtyre institucioneve me qëllim që institucionet në një shtet të së drejtës të funksionojnë dhe të mirëkuptohen me njëri-tjetrin. Nuk është e saktë pasi ky është një projektligj i cili ka qenë në proces, u tërhoq gjatë reformës në drejtësi, pasi ishte konceptuar si një ligj që rregullonte vetëm privilegjet, por jo një sërë problemesh që lidhen me organizmin, dhe fuinksionomin e ushtrimin e kompetencave”, tha Hysi për Ora News.
