Socialistët në bazë i janë rikthyer aktvitetit të tyre politik. Burime të besueshme sqarojnë se në të gjitha bashkitë e vendit po mbahen mbledhjet e asambleve.
Kryefjala e këtyre mbledhjeve është propozimi i kandidatëve për kryetar të PS-së së bashkisë.
Këto kandidatura do të miratohen nga Kryesia e PS-së pasi të kenë plotësuar formularët e dekriminalizimit si dhe të kenë edhe mbështetjen e drejtuesve politik të 12 qarqeve. /tirananews.al/