Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sokol Ngresi përballet ‘dy herë’ në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për një apartament në Vlorë

17:20 / July 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sokol Ngresi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka marrë një kthesë të pazakontë, procesi i rivlerësimit të gjyqtarit të apelit në Vlorë Sokol Ngresi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit për herë të parë gjatë aktivitetit të tij që nga krijimi ka vendosur të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit, shtetasin me inicialet F.K..

Ky i fundit i fshehur pas anonimitetit, me atë të një ankese, ngre akuza në lidhje me fshehjen e një apartamenti që pretendohet se është prenotuar nga gjyqtari Ngresi disa kohë më parë.

Ka qenë vetë gjyqtari Ngresi, i cili ka bërë publik emrin e personazhit F.K., duke e konsideruar kontratën të vënë në dispozicon të KPA-së si të falsifikuar. Gjyqtari Ngresi ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se kontrata e premtim-shitjes së apartamentit, nuk ishte firmosur asnjëherë nga ai.

Duke paraqitur në séancë një akt-ekspertimi grafik nga ekspert të policisë shkencore, gjyqtari ka vërtetuar se nënshkrimi nuk është i tij, çka vërteton se edhe denoncuese anonim, mund të ketë falsifikuar kontratën.

Për këtë fakt, gjyqtari kishte depozituar dhe një kallëzim penal në organin e prokurorisë. Në argumentat e tij gjyqtari, Sokol Ngresi, argumentoi se në rast se ai do kishte nënshkruar një kontratë premtim shitje, për një apartament, ai do ta kishte nënshkruar atë përpara noterit publik, pasi në të kundërt ajo do të kishte qenë një cop letër pa vlerë.

Sakaq kolegji, ka kërkuar që të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K., anonimiteti i të cilit u zbardh nga vetë gjyqtari, që e konsideroi shtetasin F.K., si të përdorur dhe të shtyrë nga persona që janë ndëshkuar për kundraligjshmëritë e tyre, përgjatë karrierës 20 vjeçare të gjyqtarit Ngresi.

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit F.K. që potencilaisht ka falsifikuar firmën e gjyqtarit, në një kontratë, që më vonë pretendohet si e revokuar nga vetë “demaskuesit”, për të gjithë ata që ndjekin me vëmendje procesin e vetingut, ngrihet me të drejta shqetësimi:

“ A mos vallë vetingu ka ngjallur ndjenjen e shfrenuar të hakmarrjes të të gjithë të pakenaqurit, që me ose pa të drejtë janë ndëshkuar, nga drejtësia e 30 viteve demokraci”?

Procesi i vetingut, si një proces ligjor dhe kushtetues që ngrihet mbi garantimin dhe respektimin e dinjitetit dhe integritetit të subjekteve të rivlerësimit, duke përcaktuar dhe ndjekur standarde ligjore, që vendosin një kufi mes hetimit korrekt dhe të paanshem, duke shmangur për qytetarët çdo perceptim të këtij procesi si një gjueti shtrigash, ku kushdo mund të përbaltë këdo.

 Më 11 dhjetor 2020 shkalla e parë e vetingut, konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Sot 7 muaj më pas kolegji i apelimit po shqyrton kërkesën e komisionerit publik i cili kërkon shkarkimin e tij, mbi argumentat e bëra në një ankesë anonime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.