Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sondazhi/ 66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës

20:51 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
market 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës.

Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh.

Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.

Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%. Nga ata që konsumojnë më pak por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre. / Euronews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.