Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sondazhi i KE: Shqiptarët nuk shkojnë mirë me shefat në punë

09:12 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto zyre pune administrate 640x320 1512457350 79363971512458595
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës. Marrëdhëniet epror-vartës jo gjithmonë shkojnë vaj dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve të pyetur janë përgjigjur se i vlerësojnë marrëdhëniet epror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnë disi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension. Ndërsa të ndarë sipas grup–moshave, të rinjtë janë shprehur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet midis eprorit dhe vartësit janë shumë të tensionuar, rreth 55% e moshës 18-24 vjeç. Ndërsa për grup–moshat e tjera përqindja ka qenë më e ulët. Po ashtu, edhe individët me të ardhura të ulëta, të cilët i përkasin grupit të parë të të ardhurave, janë përgjigjur nëpërqindje më të lartë se marrëdhëniet epror-vartës janë shumë të tensionuar.

Shqiptarët i kanë vlerësuar marrëdhëniet epror-vartës si më të tensionuarat në të gjithë Europën. Në vendet e Bashkimit Europian përqindja e të pyeturve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shefave të tensionuara është 24%, më pak se gjysma e të pyeturve në Shqipëri. Ndërsa 59% i kanë vlerësuar si disi të tensionuara. Në Europë përqindjen më të ulët të anketuarve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet si të tensionuara e ka Danimarka, me vetëm 4% të të pyeturve, së bashku me Finlandën dhe Suedinë me përkatësisht 11%. Ndërsa me përqindjen më të lartë janë vlerësuar Hungaria dhe Kroacia.

Në vendet e rajonit vërehet se përqindja e njerëzve që i vlerësojnë marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës si të tensionuara është relativisht e lartë, duke tejkaluar edhe mesataren Europiane. Pas Shqipërisë vendi me përqindjen më të lartë është Maqedonia me 47% dhe Serbia me 43%. Ndërsa më e ulët vlerësohet se është në Malin e Zi dhe Turqi me përkatësisht 30% e të anketuarve që kanë thënë se marrëdhëniet drejtues-punonjës janë të tensionuara.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet anëtare të BE-së dhe atyre kandidate për tu anëtarësuar duke marrë një kampion përfaqësues./ Monitor

FFA75BF6 EF73 4654 9BA0 8CC970665166

KE Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.