Një familje është gjendur sot në Shërbimin Infektiv pranë QSUT, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë për të telefonuar në numrin unik 127. Disa portale e kanë raportuar ndërkohë që në emisionin e saj Tempora, Sonila Meço është ofruar që të japë ndihmën e saj për këtë familje dhe në të njëjtën kohë të vërtetojë nëse vërtet shërbimi i urgjencës 127 përgjigjet në kohë.Menjëherë direkt në emision i kanë telefonuar 127, ku është përgjigjur në çast operatori.
I pyetur përse nuk ishte përgjigjur më herët, operatori i Shërbimit të Urgjencës është përgjigjur se kërkonte ndjesë për pritjen “që ka zgjatur vetëm 1 minutë”, por kjo ka ndodhur për shkak të fluksit të madh të telefonatave.Kujtojmë se në numrin 127 është trefishuar numri i telefonatave nga qytetarët e shqetësuar.
Punonjësja e urgjencës: Mezi kapet linja se ka shumë fluks
Sonila Meço: Jemi nga RTV Ora, programi “Tempora”. Na thanë përgjigjen me vonesë. Ishte një provë.
Punonjësja e urgjencës: Është dyndje e pamasë, jo se nuk përgjigjemi.
Sonila Meço: Si paraqitet situata, ka telefonata?
Punonjësja e urgjencës: Pa fund ka. Janë linjat e zëna
Sonila Meço: Faleminderit