Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca është shprehur në përmbyllje të Javëve të Europës se se Shqipëria meriton të hapen negociatat pasi kushtet janë plotësuar.
“Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, shkruan Soreca në Twitter.
