Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Soreca: Parlamenti i ri të shtyjë përpara zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin

14:34 / September 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soreca 1 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajoi sot klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për anëtarësim në BE. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Soreca tha se “mezi pret të bashkëpunojë me ekipet e reja, si atë qeverisës të Kryeministrit Rama, ashtu edhe atë të opozitës, të sapozgjedhura të Partisë Demokratike”.

“Sezoni i ri politik shënon rikthimin në jetën parlamentare të opozitës dhe mendoj se ky është një ogur i mirë për demokracinë shqiptare. Parlamenti do të përbëhet kryesisht nga dy blloqe, të cilat do të duhet të punojnë së bashku për vendimet kryesore për të ardhmen e vendit, veçanërisht në lidhje me integrimin në BE”, tha ai.
Soreca tha se “pret që Parlamenti i ri, në tërësi, të vazhdojë të shtyjë përpara zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Ambasadori shprehu besimin se “ekipet e reja, Parlamenti në tërësi dhe aktorët jopolitikë, janë të gjithë gati për të ecur përpara, të vetëdijshëm se vetëm duke vepruar kështu mund të sigurojnë arritjen e përparësisë kombëtare dhe ndërpartiake të integrimit të Shqipërisë në BE, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare (IGC) mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të shënojë zyrtarisht hapjen e bisedimeve të pranimit”. Sipas tij, Reforma Zgjedhore është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes maxhorancës dhe opozitës në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Duke folur për Reformën në Drejtësi, ambasadori Soreca tha se “investimi i BE-së në sektor flet më shumë se fjalët në këtë drejtim”.

“50 milionë euro janë investuar deri tani dhe 9 milionë euro të tjera pritet të vijnë”, tha ai. Në nivel rajonal, Soreca tha se “BE-ja e ka mirëpritur angazhimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal, një tipar thelbësor i perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim dhe Asociimit me BE-në”.

“Ne e kuptojmë plotësisht dëshirën e vendeve për të ecur përpara dhe për t’u angazhuar me projekte të veçanta, dhe kjo është e mirëpritur. Në të njëjtën kohë, një proces gjithëpërfshirës, që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet kyç për BE-në. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal bazuar në rregullat e BE-së, një angazhim politik i ndërmarrë nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar. BE-ja, nga ana tjetër, po krijon mundësi investimesh të pashembullta deri në 30 miliardë euro në rajon përmes Planit të saj Ekonomik dhe të Investimit dhe i takon Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit t’i përdorin sa më mirë këto mundësi në dobi të qytetarëve të rajonit”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.