Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur tryezën e sotme për reformën zgjedhore me opozitën jashtëparlamentare. Me një postim në Twitter ai e quan një arritje të rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ecur para për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik në Shqipëri dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre evropiane”, thotë Soreca.