Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Soreca: Të përmbushen të gjitha kushtet, duhet zgjatur vettingu

09:53 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama komentoi progres-raportin e KE për Shqipërinë.

Duke u ndalur tek pikat kryesore të këtij raporti, Soreca tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, ambasadori theksoi se duhet vazhduar më tej me përmbushjen e të gjitha kushteve, duke nënvizuar vettingun dhe zgjatjen e tij.

“Raporti bazohet tek metodologjia e re dhe është një vlerësim i drejtë i situatës në Shqipëri. janë dhënë meritat që i janë dhënë Shqipërisë dhe janë theksuar ato fusha ku kërkohet më shumë vëmendje. Në përgjithësi thuhet se pavarësisht sfidave në një kontekst të shenjuar nga pandemia, Shqipëria ka bërë përparime me reformat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin vënë nga këshilli. Konferenca e par ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja ose vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE. Në fushën zbatimit të ligjit thuhet se janë bërë përparime në reforma dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo punë për reformat duhet të vijojë dhe në veçanti ne presim që të ketë ecuri.

Një çështje që ka shqetësime është liria e fjalës. Atmosfera e sulmeve verbale kundër gazetarëve nuk duhet të vijoj në. Duhet bërë më shumë për të pasur pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet, qeveria dhe parlamenti duhet të angazhohen. Një fushë tjetër që do e ndjekim është ajo që ka të bëjë me pakicat. Duhet të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.Kriteret ekonomike, pas krizave thuhet se janë marrë vendime të shpejta dhe të duhura. KE është i mendimit që ka ardhur koha për të pasur konferencën ndërqeveritare. Është vendimtare që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i vettingut dhe zgjatja e tij. Integrimi evropian po jep rezultate dita ditës. Jemi besimplotë që të gjithë aktorët janë të gatshëm të bëjnë punën e mëtejshme”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.