Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sormani: Asnjë krahasim me periudhën para pandemisë, një lojtar më tha që nuk vishte dot këpucët

08:47 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sormani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mendon se pjesa e mbetur e kampionatit do të jetë plotësisht ndryshe nga ajo që u përjetua para ndalesës. Në fjalët e tij para mediave nga stërvitja e të kuqve, tekniku theksoi se tashmë shumë gjëra do të vareshin nga vullneti i lojtarëve për të dhënë më shumë, sesa nga skema taktike, ndërsa pranon se ata që kanë thyer karantinën kishin një avantazh më shumë sesa lojtarët e tij që kishin rreth 3 muaj pa prekur topin me këmbë.

Kthimi në stërvitja – “Kjo është një situatë e çuditshme dhe e ndryshme me periudhën para pandemisë se është e vështirë për të bërë parashikime. Nuk e kemi përjetuar asnjëherë më parë një situatë të tillë. Paraqitja jonë në këtë pjesë të fundit të sezonit do të varet shumë nga dëshira dhe motivimi i lojtarëve tanë”.

Të luhet apo jo – “Ndoshta jam keqkuptuar por nuk kam thënë që nuk dua që futbolli të rinisë se i takon qeverisë të marrë vendime. Por duhet të shtoj që koha që kemi në dispozicion dhe temperaturat do të ndikojnë shumë te forma dhe te dëmtimet e lojtarëve. Pas javës të parë në Gjermani regjistruan një numër të madh dëmtimesh dhe duhet ta marrim parasysh një gjë të tillë”.

Skuadrat që thyen karantinën – “Duhet të pyesni të tjerët, unë mund të flas vetëm për lojtarët e skuadrës time që nuk kanë zbritur prej 3 muajsh në fushë. Një prej lojtarëve më tha që nuk mund të vishte dot këpucët prej qëndrimit jashtë fushës se i bëheshin këmbët me flluska. Nuk mund të flasësh për të tjerët por nëse dikush është stërvitur me top këtë periudhë është më i avantazhuar”.

Nuk ka asnjë lidhje stërvitja në shtëpi me atë në fushë. Në shtëpi nuk ka kontakt me topin, rreth 3 muaj pa ndeshje, pa miqësore, lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Parashikoj ndeshje pa intensitet, nëse nuk ke kushte fizike, nuk je në gjendje të përballesh me kundërshtarët”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.