Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sot dita e Gjuhës Amtare, Manastirliu shpall datën e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe

11:08 / February 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manastirliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare shpalli datën e fillimit të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të IX-ta, i cili nis më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit. Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në Korçë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se, mes shumë aktiviteteve në Vitin e Gjuhës Shqipe, është edhe Konkursi Kombëtar që do të nisë në muajin mars.

“Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e Parë” në Korçë, në këtë Muze ku ngado të shohësh gjen një dëshmi që evokon përpjekjet e bëra ndër breza për mësimin e gjuhës tonë shqipe. Mes shumë aktiviteteve në këtë Vit të Gjuhës Shqipe, sot kam kënaqësinë të prezantojmë se prej datës 12 Mars fillon: Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta. Ky konkurs, si një prej aktiviteteve më të mëdha të vitit shkollor, ka një rëndësi të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, pasi ai jo vetëm përcjell bukurinë dhe pasurinë e gjuhës tonë shqipe, por shërben dhe si një platformë për të mbajtur gjallë e lartësuar flakën e dashurisë dhe vlerësimit për gjuhën amtare, si thelbi i identitetit tonë kombëtar”, tha Ministrja Manastirliu.

Ky konkurs, sipas Ministres, Manastirliu, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë. Edhe ata e festuan me krenari Ditën Amtare të Gjuhës, duke organizuar aktivitete të ndryshme në shkollat e diasporës. Aktivitete si konkurse recitimi, prezantime kulturore, dhe performanca artistike u organizuan me qëllim për të përhapur dashurinë dhe respektin për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Përtej kufijve, këta fëmijë tregojnë dashurinë që kanë për gjuhën shqipe si një shenjë e qartë e përkushtimit të prindërve të tyre për të ruajtur dhe përhapur dhe trashëguar, vlerat dhe traditat e vendit të origjinës.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.