Dr. Flori ishte një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar. Ai ndërroi jetë në vitin 2014 duke shkaktuar një humbje të madhe për të afërmit, kolegët dhe miqtë e tij. Nëse do të ishte ende gjallë, ai do të festonte sot datëlindjen e tij të 43-të. Këtë ditë nuk e kane harruar miqtë e tij, ku një ndër ta, Landi Hysi ka bërë një postim në Instagram për të kujtuar DR. Florin.
Landi ka publikuar një foto të grupit West Side Family, ku krahas së cilës ka shkruar se boshllëku mbetet por nuk ka mbetur gjë tjetër veçse ta kujtojë përmes fotove.
Landi shkruan:
Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.
Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.
Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014
