“Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune”, është shprehur Isa Sakja, ish kreu i bashkisë së Kavajës.
Sot pritet të betohet kryebashkiaku Redjan Krali, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, teksa Sakja thotë se njeh dekretin e Presidentit. Ashtu si në Bilisht dhe në Kavajë janë mbledhur simpatizantë të PD-së para godinës së bashkisë në mbështetje të Sakjas.
Ndërkaq, në Kavajë kanë zbarkuar dhe forcat e FNSH-së, dhe forca të shumta policie.
