Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sot është Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit

09:06 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1720
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo vit, më 23 prill, UNESCO feston Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, si një njohje e fuqisë së librave dhe si një urë lidhëse midis brezave e kulturave të ndryshme.

Librat janë si një dritare drejt një bote tjetër, me çdo faqe të re, ato na prezantojnë me njerëz të rinj, kultura të reja dhe ide të reja.

Si pjesë e festimeve për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, UNESCO dhe organizatat ndërkombëtare që përfaqësojnë sektorët kryesorë të industrisë së librit (botuesit, shitësit e librave dhe bibliotekat) zgjedhin një Kryeqytet Botëror të Librit. Qytetet e përzgjedhura promovojnë librat dhe leximin për të gjitha grupmoshat dhe në të gjithë shoqërinë, në vendin pritës dhe më gjerë.

UNESCO zgjodhi që, Kryeqyteti Botëror i Librit për vitin 2026 të jetë Rabati i Marokut.

Dita Botërore e Librit u krijua për inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve për të lexuar jo si detyrim nga shkolla, por për argëtim. Qëllimi është që fëmijët të jenë në gjendje të mblidhen së bashku dhe t’i gëzohen dashurisë për leximin.

Këtë vit, Dita Botërore e Librit zhvillohet nën moton “Go All In”, që ka të bëjë me thellimin në gjërat që tashmë i doni përmes leximit. Pavarësisht nëse je i apasionuar pas futbollit, kafshëve, hapësirës, ​​modës, lojërave, historisë, muzikës apo për t’i bërë njerëzit të qeshin, libri është mjeti që mund t’i sjellë interesat tuaja në jetë.

Libri ka qenë historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Më 23 prill janë regjistruar disa data të rëndësishme si psh. më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Dita Botërore librit dhe e të drejtës së autorit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.