“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, janë disa nga vargjet e këngës hit të këngëtares australiane Sia që Partia Demokratike ka zgjedhur si kolonë zanore të fushatës.
Kënga “Unstoppable” (I pandalshëm) është dhe në sfondin e videos së publikuar mëngjesin e sotëm nga kryedemokrati Lulzim Basha, teksa Partia Demokratike ndez motorët me fuqi të plotë për zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Demokratike do të çelë në orën 17:00 fushatën në sheshin “Nënë Tereza”.
