Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi të gjithë deputetët e Parlamentit që e quajti “landfill” se opozita mban shënim emrat sot, dhe ata do të jenë subjekt i ligjit antimafia.

Kreu i PD-së ka thënë se kompanitë janë krijuar dhe nuk kanë eksperiencë, por me fryrjen e kostove të rrugëve, paratë e këtyre koncesioneve i merr Edi Rama.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit.

Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”, u shpreh Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here