Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sot nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës për 25 ditë

08:19 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga kjo e mërkurë, do të ketë punime në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. ARRSH njoftoi edhe sesi do të devijohet trafiku.

Procesi i punës do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkohësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra. Sapo të përfundojë puna në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës. Kështu do të veprohet për 25 ditë me radhë.

“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes. Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës. Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet”,-njofton ARRSH.

autostrada Tiranë-Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.