Sot në orën 11:00, pedagogët do të zhvillojnë një protestë para Universitetit Politeknik. Ndaj dhe sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve.
9 kërkesat
1-Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ.
2-Rritjen e financimit për kërkimin shkencor.
3-Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”.
4-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
5-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
6-Rivlerësimin e orës mësimore.
7-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
8-Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
9-Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.
