Amerika do të ndjekë sot gjyqin e parë në histori ndaj një ish-presidenti. Në një urdhër të dhënë ditën e djeshme, gjyqtari Juan Merchan tha se asnjë telefon celular, laptop apo pajisje transmetimi nuk mund të përdoret në sallën e gjyqit gjatë seancës dëgjimore të Trump që pritet të mbahet sot.
Mediat do të lejohen shkurtimisht në sallën e gjyqit për fotografi përpara se gjykimi të fillojë në orën 14:15 me orën e SHBA. Ekipi ligjor i Trump i kërkoi Merchan të mohonte një kërkesë nga organizatat mediatike, duke përfshirë NBC Neës, për të lejuar akses për “një numër të kufizuar” kameramanësh, fotografësh dhe gazetarësh radiofonike, si dhe reporterëve të shtypit.
Organizatat e lajmeve i kishin kërkuar gjithashtu Merchanit që të lejonte hapjen e menjëhershme të aktakuzës së Trump. Aktakuza nuk është zbërthyer. Në letrën e tyre që kundërshtonte kërkesën e medias, avokatët e Trump kishin sugjeruar se dhënia e nivelit të aksesit në media të kërkuar nga koalicioni i organizatave të lajmeve do të krijonte atmosferë të njëjtë me një cirk në gjyq duke ngritur shqetësime për sigurinë.
Ndaj Trump rëndojnë akuza për krime të rënda financiare, por ish presidenti, po përballet gjithashtu me hetime të shumta në lidhje me mospranimin e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. Këtu përfshihen edhe hetimet mbi pretendimet se ai u bëri presion zyrtarëve të zgjedhjeve për të përmbysur rezultatin, inkurajoi elektorët e rremë nga shtetet të rëndësishme për zgjedhjet dhe rolin e tij në ngjarjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.
Donald Trump mbërriti në Nju Jork ku qëndroi në “Kullën Trump” para dorëzimit të tij para autoriteteve. Ndërkohë janë vënë re masa të shtuara sigurie të marra nga oficerët për të shmangur trazirat e mundshme, pasi ish presidenti i SHBA-ve, u bëri thirrje që të mos të lejojnë ta arrestojnë.
