Kuvendi do të miratojë këtë të hënë dekretet me ndryshimet në qeveri, por kryesuesi i grupit i PD-së Gazment Bardhi kërkon debat në seancë. Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ai kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

